merko i listes se zeze amerikane uron trampin zoti e bekofte ameriken 678fa686ef3da

Merko i “listës se zezë amerikane” uron Trampin: Zoti e bekoftë Amerikën!

January 21, 2025
1 minut lexim

Nuk priti as edhe një ditë të vetme, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, vetëm dy orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i ri i Shteteve të Bashkuara, nxitoi ta urojë atë me fjalët Zoti e bekoftë Amerikën. “Ju urojmë një mandat dhe udhëheqje të suksesshme, që do të sjellë përparim dhe unitet për të gjithë popullin amerikan. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe, mbështetja e SHBA-së për Ballkanin të vazhdojë, të jetë e fortë dhe e pranishme, duke forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Udhëheqësit e mëdhenj ndërtojnë ura bashkëpunimi, dhe shpresojmë që partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tona të vazhdojë të jetë një shembull suksesi në të ardhmen. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë popujt që besojnë në paqe dhe përparim”. Urimi i Merkos, që u postua në profilin e tij në FB dhe në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, vjen në një kohë kur Merko është në Listën e Zezë të SHBA-së për gati dy vjet. Kjo ishte arsyeja që autoritetet gjyqësore në vend të ngrenë disa akuza kundër Merkos për shpërdorim detyre dhe autorizim. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

oppo find n5 ka nje trashesi aq sa e lejon porta usb c e telefonit 678fa68240a2c
Story i mëparshëm

Oppo Find N5 ka një trashësi aq sa e lejon porta USB-C e telefonit

bayern i ofron 15 milione euro ne sezon humbesit te suksesshem 678fa737b5419
Story i radhës

Bayern i ofron 15 milionë euro në sezon ‘humbësit të suksesshëm’

Të fundit nga

ShkoLartë