Merkel paralajmëron muaj të vështirë, shkak pandemia

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters.

“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht
mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e
fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është
përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman.

Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e Institutit për sëmundjet infektive, Robert Koch.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur
në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vdekur.

Ndër masat që parashohin autoritetet gjermane është kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Janakieski ka përjetuar vuajti emocionale nga përgjimet

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe u takua me infermieret nga Klinika infektive të cilat paraqitën kërkesë për dorëheqje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian