Merkel: Kam menduar se nuk do përjetoj bashkimin e Gjermanisë

Me rastin e Ditës së bashkimit gjerman kancelaria Angela Merkel ka shprehur përshtypjet personale nga Gjermania Lindore lidhur me suksesin e bashkimit të Gjermanisë dhe sfidat e së ardhmes, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Kancelarja Merkel me rastin e 30 vjetorit të bashkimit ka dhënë intervistë jo të zakonshme me 7 gazetarë nga lindja e vendit, ajo u pyet pse rrallë përmend prejardhjen lindore, rritjen atje, në çka ajo tha se ajo është pjesë e saj dhe atje formoi vetin për “synimin për liri”.

Merkel që në kohën e bashkimit kishte 36 vjet ka thënë se nuk ka pritur se do të përjetoj bashkimin sa do ishte gjallë dhe e gëzon fakti se ajo u bë dhe një gjermane lindore u bë kancelar.

Bashkimi tregon se ndryshimi për të mirë është i mundshëm

“Deri në rrëzimin e murit të Berlinit nuk ka pritur se bashkimi i Gjermanisë do bëhet realitet gjatë jetës time. Jetën e kisha planifikuar duke menduar se kjo nuk do bëhet. Kur u ba realitet ishte përvojë e mrekullueshme që më ka mësuar se ndryshimi për të mirë mund të thotë diçka e mire dhe ndryshimi për të mirë është i mundshëm”.

Ajo pastaj përmendi kohën e vendosjes së masave kufizuese të lëvizjes “sqarimin se mund të dalin në rrugë vetë me rrethin familjar, se nuk do kenë vizita dhe takime, gjë që ishin kufizime që më kujtonte gjendjen në Gjermaninë Lindore”.

Kritika e lirisë së shprehjes

Gazetarët konstatuan se në vitet e shkuara qytetarët kanë shpreh kritika në politikën e saj, ata ishin të zëshëm duke i fërshëllyer dhe sa e ka godit kjo kritikë nga vendësit e saj: “Më vjen mirë se jetojmë në liri dhe ai që ka mendim tjetër nuk ka pse frikësohet si dikur, por vështirë me dhënë përgjigje kur vetëm bërtitet, kjo kërkon gatishmëri për dialog”, tha Merkel

“Nëse shprehim një mendim atëherë duhet të jetojmë me faktin se ndoshta të tjerët atë gjë e shohin ndryshe dhe duhet të tentojmë të merremi  me atë mendim”.

Më e rëndësishmja është të jemi bashkë

Lidhur me përmirësimin e gjendjes në lindje të Gjermanisë, Merkel tha se “Kur shoh qytetar, fshatrat dhe njerëzit ata kanë kushte dhe jetë më të mirë se përpara”.

Por Merkel shtoi se me ndikimin e lindjes erdhën përmirësime edhe në perëndim, si është rasti i pensioneve për nëna. Çështja ishte se në lindje gratë kishin më shumë përvojë pune dhe pensionet i kishin më të larta se në perëndim që nuk kanë punuar por kanë ndenjur në shtëpi kanë rrit fëmijët dhe iu kanë niveluar pagat.

Lidhur me sfidat për të ardhmen ajo tha: “Kohezioni dhe jeta e përbashkët ende mbetën detyra të mëdha në Gjermani. Tash nuk punohet më vetëm në lidhjen mes lidhjes edhe perëndimit, por ruajtja e bashkësisë së një vendi në shekullin 21 . Dua që sa më shumë njerëz të thonë se ndihen mirë në vendin tonë”, tha ajo.

Ngjarja paraprake

852 gjoba për mosmbajtjen e maskës në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Azerbajxhanit: Nuk kemi kohë për të pritur edhe 30 vjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian