Meriton Mjekiqi s’ka ndërmend t’i ndalë thumbat e hidhur kundrejt Noizy-t!

Noizy reagoi pas diss-it që reperi Big Kik i bëri në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Reperi shkroi se ai është larguar vetë nga grupi pasi hapi studion e tij dhe me këtë rast thumboi edhe moderatorin e emisionit. Noizy tregoi se Meritoni i ka shkruar 10 herë për ta ftuar në emision, por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.

Pas thumbave të njëpasnjëshëm në rrjete sociale, Noizy gjithashtu përmendi në këngën e re faktin që në emisionin e Meritonit, të gjithë mbajnë në gojë emrin e Noizy-t.

“Dhe sa për emisionin, ju falenderoj. Në çdo episod Noizy-t t’u ia marrë në gojë.”- shprehej ai, fjali që ndezi edhe më tepër gjakërat.

Madje, lufta plasi edhe mes Meritonit e Varrosit, kur ky i fundit publikoi në rrjete sociale bisedat me ish-partneren e moderatorit. 

Situata duket e nxehtë dhe thumbat ende vazhdojnë në rrjete sociale.

Së fundmi, Meritoni ka ndarë një foto me ish-mikun e Noizy-t, reperin Escobars, i cili ka bashkëpunuar pak kohë më parë me Noizy-n. Mirëpo, marrëdhëniet e tyre u prishën.

Kjo foto është marrë si thumb për Noizy-n, ndërsa Meritoni shkruan më pas se nuk ka hedhur kunja për asnjë.

Gjithashtu, ai shton se ka bërë histori në hip-hop dhe nuk dëshiron që këtë fakt t’ia kundërshtojnë.

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Inter synon fitoren e radhës, formancionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

“The Lancet”: Shtetet ndahen nga BE, për vaksinat COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian