“Mercenarët vazhdojnë të vendosen në Libi”

Përfaqësuesi i përhershëm i Libisë në OKB, Taher el-Sonni tha të enjten se mercenarët janë akoma duke u vendosur në Libi dhe ata që kanë kryer krime lufte duhet të nxirren para drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një telekonferencë të organizuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbi zhvillimet e fundit në Libi, El-Sonni tha se vendi i tij ende po merrej me sulmet e komandantit renegat Khalifa Haftar.

Sipas tij, njerëzit po humbnin jetën për shkak të minave të vendosura në kryeqytetin Tripoli dhe se rregullisht zbulohen varre masive.

Ai tha se vazhdojnë aktivitetet ushtarake në rajonet nën kontrollin e Haftarit, duke shtuar se vazhdon dërgimi i armëve dhe mercenarëve në Sirte dhe Jufra.

El-Sonni vuri në dukje se ata që kanë kryer krime lufte që nga viti 2011 duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se vendosja e një baze kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të vitit të ardhshëm duhet të përshpejtohet.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011.

Qeveria e re u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.

Me ndihmën e Turqisë, Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur nga OKB-ja, e kryesuar nga Fayez al-Sarraj, ka arritur fitore të rëndësishme kundër forcave të Haftarit në muajt e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Nuk i erdhi përgjigjja e tamponit, humb jetën në spital jashtë Tiranës, nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

48 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian