Mercedes-Benz zbulon kur një variant elektrik G-Class do të jetë në shitje

Mercedes-Benz zbuloi kur konsumatorët do të mund të blejnë një makinë elektrike G-Class. CEO i prodhuesit Gjerman të makinave Ola Kallenius tha për median se makina do të vijë në 2024.

Kompania prezantoi makinën e parë elektrike të kësaj linje me zero emetime në 2019-ën ndërsa vitin e kaluar zbuloi një koncept EQG. Në Vjeshtën e vitit të kaluar Kallenius dërgoi një prototip të makinës elektrike në fabrikat e Mercedes në Graz të Austrisë ku kompania zakonisht punon me versionin me motor me djegie të brendshme të G-Class.

Prodhimi i një makine elektrike të versionit G-Class është jetik për të ardhmen e kësaj linje. Mercedes synon që çdo linjë që prodhon aktualisht me motorë me karburante të ketë një model elektrik deri në 203-ën.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Po të mos e subvenciononte Qeveria energjinë elektrike, qytetarët do të paguanin fatura edhe më të larta

Story i radhës

Popull i lumtur për gra e burra

Të fundit nga