MEPSO, Kushtrim Ramadani edhe zyrtarisht drejtor

Këshilli mbikëqyrës i Shoqatës Aksionare MEPSO sot ka zgjedhur për drejtor të përgjithshëm, Kushtrim Ramadanin ish zv.drejtorin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, informon GAZETA.MK

Kushtrim Ramadani është kuadër Bashkimit Demokratik për Integrim nga Kumanova i cili do të drejtojë me MEPSO-në që llogaritet si një nga drejtoritë më të fuqishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ramadani ka një biografi të plotë me eksperiencë ku i ka dëshmuar vlerat e tij. Ai nga viti 2013 është pjesë e Komisionit Rregullator për Energjetikë, në vitin 2012 ka qenë drejtor i EVN-së dhe nga viti 2006 ka qenë pjesë e ministrisë së Ekonomisë.

Ramadani ka kryer studimet në Universitetin e Graz-it në Austri dhe gjatë vitit 2011 edhe ka doktoruar në po të njëjtin universitet.

Emërimi i Kushtrim Ramadanit vije në kuadër të ndryshimeve në eshalonin e tretë të Qeverisë.

Ngjarja paraprake

Gashi - kryetar i ri i KB Peja

Ngjarja e ardhëshme

Makina godet këmbësorët në Gjermani 2 të vrarë, dhe 15 të plagosur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian