Memushaj dërgon mesfushorin e Shqipërisë te Fiorentina

Ledian Memushaj e ka mbyllur me karrierën e luajtur si futbollist, ndërsa tani ka marrë postin e trajnerit të moshave në Itali.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, ish-mesfushori i Shqipërisë i sygjeron Nedim Bajramit që të kalojë te Fiorentina pasi do të përshtatej më së miri me stilin e lojës që aplikon trajneri Italiano.

“Për mua, Bajrami do të ishte shumë mirë në stilin e Italianos. Për vetë mënyrën sesi luan Fiorentina, duhet të kesh lojtarë që dinë ta mbajnë topin dhe çfarë të bëjnë me të.

Bajrami mund të luajë në disa pozicione, futbolli ka ndryshuar, lojtarët duhet të dinë të bëjnë gjithçka”, tha Memushaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

11 mënyra që ndihmojnë të rinjtë në orientim dhe zhvillim të karrierës

Story i radhës

Kovaçevski pas takimit me Mickoskin: Lehtë është të refuzojmë!

Të fundit nga