Melania Trump flet për herë të parë: Do të qëndroj në shtëpi

Tre ditë më parë Melania dhe Donald Trump dhanë lajmin se u infektuan me COVID-19. Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Presidenti dhe Zonja e parë do të qëndrojnë të izoluar.

Por disa orë më vonë Trump u dërgua në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Ndërsa Melania vijon të kalojë ditët e izoluar në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një postimi në TWitter ajo njoftoi se nuk është larguar dhe nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të vizituar Presidentin, Donald Trump, në spital.

Në postimin e saj, Melanie Trump tha se ajo ndihet mirë dhe do vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Ndërsa falënderoi stafin mjekësor dhe mjekët, Zonja e Parë tha se lutjet e saj shkojnë për këdo që ka një anëtar të familjes të infektuar.

“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Unë jam mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo, dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga virusi “, shkruan Melania.

Ngjarja paraprake

Zëdhënësja e KE: Palët të fokusohen te “5 qershori”, thelbësore për të ardhmen politike

Ngjarja e ardhëshme

Trump njofton se do të dalë nga spitali: Ndihem më mirë se 20 vjet më parë, mos kini frikë nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian