Meksikë, mijëra persona evakuohen për shkak të përmbytjeve

Mijëra persona janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonet Tabasco dhe Chiapas në jug të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mijëra persona janë evakuuar me ndihmën e autoriteteve në vende të sigurta dhe dhjetëra shtëpi kanë mbetur nën ujë në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave intensivë në këto rajone.

Për shkak të përmbytjeve në rajonin Tabasco janë dëmtuar 380 shkolla dhe ndërtesa publike.

Javën e kaluar nga përmbytjet që goditën rajonin Tabasco humbën jetën 17 persona ndërsa në Chiapas 22.



. .

Ngjarja paraprake

Skandal në kompanitë e Call Centerave, detyrojnë punonjësit të vendosin kamera në shtëpitë e tyre!

Ngjarja e ardhëshme

Arsenali kishte dështuar ta transferojë Diogo Jota

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian