Meksikë, gjenden 6 kufoma në një rrugë rurale

Në një rrugë rurale në shtetin Tamaulipas të Meksikës janë gjetur 6 kufoma, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat e Meksikës, në qytetin Renyosa të Tamaulipas, janë gjetur kufoma e 6 personave të qëlluar me plumba në kokë.

Zyrtarët njoftuan se vrasjet burojnë nga përplasjet mes karteleve të drogës për të marrë kontrollin e rajonit.

“Karteli i Gjirit” që vepron në Tamaulipas, njihet si një nga bandat më të fuqishme të drogës në rajon.

Kufomat e 19 migrantëve nga Guatemala në të njëjtin shtet ishin gjetur më 22 janar në Camargo në afërsi të lumit Rio Grande që ndan shtetin e Teksasit të SHBA-së dhe Tamaulipas-in.

Në shtetin Tamaulipas në vitin 2010 ishin masakruar 72 migrantë në afërsi të qytezës San Fernando.



. .

Ngjarja paraprake

Kessie zbulon sekretin e tij për gjuajtjen e penalltive

Ngjarja e ardhëshme

"Facebook Turqi" pranon pjesëmarrjen në konkursin e fotove

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian