meksika paralajmeron padi ndaj google per ndryshimin e emrit te gjirit te meksikes 67b4cd0fa4802

​Meksika paralajmëron padi ndaj Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

February 18, 2025
1 minut lexim

Meksika do ta çojë Google në gjyq nëse hartat që u shfaqen përdoruesve në SHBA vazhdojnë të etiketojnë Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës” në të gjithë trupin e ujit, tha të hënën presidentja Claudia Sheinbaum, duke argumentuar se urdhri i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për ta ndryshuar emrin vlen vetëm për pjesën e raftit kontinental nën kontrollin e SHBA.

“Ajo që po bën Google këtu është të ndryshojë emrin e raftit kontinental të Meksikës dhe Kubës, që nuk ka lidhje me dekretin e Trump, i cili vlejti vetëm për raftin kontinental të SHBA”, shprehu Sheinbaum. “Ne nuk jemi dakord me këtë, dhe Ministria e Jashtme ka dërguar një letër të re që adreson këtë çështje”.

Sheinbaum ceku se ndryshimi i emrit është “i gabuar”, duke shtuar se dekreti i Trump “ndryshoi emrin brenda raftit të tij kontinental, i cili shtrihet 22 milje detare nga bregu i SHBA—jo në të gjithë gjirin”.

Sheinbaum tha se Meksika tani po dërgon një letër të re në Google, e cila thotë se “çdo referencë ndaj nismës ‘Gjiri i Amerikës’ në platformën tuaj Google Maps duhet të kufizohet striktisht në zonën detare nën juridiksionin e SHBA”.

“Çdo zgjerim përtej kësaj zone kalon autoritetin e çdo qeverie kombëtare ose entiteti privat. Nëse kjo ndodh, qeveria e Meksikës do të marrë masat e nevojshme ligjore siç e sheh të arsyeshme”, shtohej në letër.

Sheinbaum theksoi se Meksika do të presë përgjigjen e Google përpara se të vazhdojë me veprime ligjore, shkruan CNN.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

musk sfidon openai dhe deepseek prezanton grok 3 67b4ca78da820
Story i mëparshëm

​Musk sfidon OpenAI dhe DeepSeek, prezanton Grok 3

gerta eglit o aktore palestre nderhyn rozana me mire se te dalesh mes burrave 67b4ceedad403
Story i radhës

Gerta-Eglit: O aktore palestre. Ndërhyn Rozana: Më mirë se të dalësh mes burrave

Të fundit nga

ShkoLartë