Meksika nënshkruan marrëveshje për të siguruar vaksinën kundër COVID-19

Presidenti meksikan, Andes Manuel Lopez Obrador, ka nënshkruar një marrëveshje fillestare me kompanitë farmaceutike AstraZeneca të Mbretërisë së Bashkuar, Pfizer të SHBA-ve dhe CanSino Biologics të Kinës për të siguruar 146 milonë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Meksika bëri një pagesë fillestare prej 159 milionë dollarë, ndërsa gjithsej deri në fund të këtij viti Meksika do të paguajë 321,21 milionë dollarë. 

Qeveria ka në plan të vaksinojë 116 milionë njerëz deri në fund të vitit 2021, me raundin e parë të vaksinimit që do të fillojë në muajin dhjetor. Vaksinimi fillestar do të imunizojë 2,6 milionë njerëz dhe deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2021 shifra do të arrijë në 20 milionë.

“Nga sot, Meksika është në të njëjtën pozitë si Bashkimi Evropian (BE), SHBA-të dhe vendet e tjera në botë. Ne kemi siguruar furnizimin”, tha ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard.

Të parët që do të marrin vaksinën do të jenë personeli mjekësor dhe rastet më të rrezikshme, siç janë pacientët me sëmundje kronike.

Meksika ka raportuar 1.320 viktima nga koronavirusi te punonjësit mjekësorë. Mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe rritja e rasteve u ka sjellë dëm mjekëve dhe infermierëve. Mbrojtja e atyre që punojnë drejtpërdrejtë me rastet COVID-19 është thelbësore në luftën kundër koronavirusit.

Meksika është vendi i katërt në botë për sa i përket vdekjeve nga pandemia.

Plani i qeverisë meksikane është të imunizojë deri në 95 për qind të popullsisë.



. .

Ngjarja paraprake

Përfaqësuesja e OBSH, pro vendimit të qeverisë për maskat

Ngjarja e ardhëshme

Gruaja e Mijallkovit infektohet me koronavirus, anulohet seanca për rastin “Target Fortesa”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian