Meidani: Mungesa e simboleve të Kosovës në Speciale, Kuvendi urgjent të ndalë këtë sajesë politike

Me beri pershtypje nje pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nëse me të vertetë, në sallën e kësaj gjykatë nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë iniciativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kesaj sajese politike, të miratuar ne një parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!…

Ngjarja paraprake

'Po vdes nga frymëmarrja', flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

Ngjarja e ardhëshme

Shkruan myftiu i Tetovës, prof.dr Qani Nesimi: AMANETI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian