megzon visoka behet trajner i skuadres nga liga e pare 6792d70511665

Megzon Visoka bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

January 24, 2025
1 minut lexim

Megzon Visoka është emëruar trajner i skuadrës nga Liga e Parë, FC Besa Peja.

Lajmin e ka bërë të ditur FC Besa përmes një njoftimi në Facebook.

”Pas përvojave të suksesshme si trajner i dëshmuar në klube si Vllaznimi, Drenica, Flamurtari dhe Ferizaji, tash është koha që ai t’i bashkohet klubit tonë.

Në një qytet ku tradita dhe ngjyrat e verdhë e zi janë pjesë e identitetit, FC Besa Peja mirëpret Megzon Visokën si pjesë të familjes sonë.

Me vizionin e tij të qartë dhe përkushtimin ndaj futbollit, ne besojmë se do të sjellë energji të reja në këtë qytet që jeton dhe frymon për futbollin”, – thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Megzon Visoka në fillim të sezonit mori drejtimin e KF Drenicës, ku u largua në muajin tetor.

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pse djemte e ish presidentit rugova nuk kandiduan ne ldk pergjigjet gashi 6792d3491827b
Story i mëparshëm

Pse djemtë e ish-presidentit Rugova nuk kandiduan në LDK? – Përgjigjet Gashi

nga honda tregojne pse eshte e veshtire te prodhohet nje veture sportive elektrike 6792d7f7dddf6
Story i radhës

Nga Honda tregojnë pse është e vështirë të prodhohet një veturë sportive elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë