Meghan Markle dhe Princi Harry dhurojnë donacione për Ukrainën

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë dhuruar për një numër organizatash për të ofruar mbështetje për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm nga Rusia.

Fondacioni Archewell i Dukës dhe Dukeshës së Sussexit njoftuan të premten se çifti ka bërë donacione për disa organizata që punojnë “në terren për të mbështetur popullin e Ukrainës”.

Organizatat përfshijnë HIAS, The HALO Trust dhe Are We Europe. Veçanërisht, HALO Trust është një organizatë e mbështetur nga nëna e ndjerë e Harryt, Princesha Diana.

Gjithashtu të premten, HALO zbuloi në Twitter se Harry, 37 vjeç, kontaktoi me dy nga anëtaret e ekipit të tij që janë në terren në Ukrainë, duke i lavdëruar për punën dhe guximin e tyre.

“Ju jeni duke shpëtuar jetë çdo ditë”, tha ai. “Faleminderit që jeni kaq të guximshme dhe të mahnitshme. Vazhdoni të bëni atë që po bëni, vazhdoni të shpëtoni jetë”.

Fondacioni i dyshes bëri gjithashtu homazhe për atletin Serhii Karaivan, i cili vdiq më 13 mars teksa po luftonte kundër forcave ruse. Harry, i cili shërbeu në ushtri për më shumë se 10 vjet, filloi lojërat ‘Invictus’ në 2014.

Markle, 40 vjeçare dhe Harry së pari reaguan për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës më 25 shkurt përmes një deklarate të postuar në faqen e Archewell ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës”.

“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussexit dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drejt themelimit të një Gjykate të re ndërkombëtare për hetimin e Putinit për krime lufte

Story i radhës

Me vetëm 53 mijë banorë, kombëtarja e Ishujve Faroe prek suksesin historik

Të fundit nga