Mefail Bajqinovci: Këto dy ligje janë më të rëndësishmet në historikun e shtetit

Deputeti Mefail Bajqinovci ka shkruar pas kalimit të Projekt-Ligjit për Paga dhe të Projekt-Ligjit për Zyrtarët Publikë. 

Bajqinovci është shprehur se këto dy ligje janë më të rëndësishme në “tërë historikun tonë shtetëror”. 

Të dyja ligjet janë kritikuar ashpër nga ana e deputetëve opozitarë. I pari madje e ka lënë të shqetësuar edhe Zyren e BE-së në Kosovë. 

“Këto ligje vendosin standarde të meritokracisë, transparencës dhe ligjshmërisë. Ky është një sukses i radhës për Qeverinë Kurti dhe për këtë legjislaturë.” – është shprehur z. Bajqinovci më tej në profilin e tij. 

Statusi i plotë: 

Dy nga ligjet më të rëndësishme jo vetëm të këtij sesioni apo legjislature por të tërë historikut tonë shtetëror sapo i aprovuam në lexim të dytë: Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Paga.

Këto ligje kanë rëndësi thelbësore për sistemin publik shtetëror ku rregullohen benefitet, qoftë të të ardhurave financiare dhe gradimeve profesionale.

Këto ligje vendosin standarde të meritokracisë, transparencës dhe ligjshmërisë. Ky është një sukses i radhës për Qeverinë Kurti dhe për këtë legjislatur

Story i mëparshëm

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës

Story i radhës

Shpërthen një luftë e re në horizont? Ngrihen 39 avionë luftarakë dhe 3 anije në 24 orë

Të fundit nga