mediumi rumun habit yakin eshte ne konflikt me yjet e kombetares granit xhaken dhe xherdan shaqirin 655caee7ab5f4

Mediumi rumun habit: Yakin është në konflikt me yjet e kombëtares, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin 

November 21, 2023
1 minut lexim

Florin Raducioiu, ish – reprezentues i Rumanisë, ka analizuar situatën e tensionuar në ekipin zviceran. 

“Selektori Murat Yakin është në konflikt me yjet e kombëtares, Granit Xhakls dhe Xherdan Shaqirin dhe gjithnjë e më shumë po kontestohet në Zvicër”, shkruan mediumi rumun “Gsp.ro”.

Raducioiu, i cili ishte koleg i Yakinit në Shtutgart, beson se problemet e trajnerit nisën pas ndeshjes Zvicër – Rumani (2:2). 

“Ne po shkonim drejt një disfate kundër Zvicrës dhe Murat Yakin bëri disa gabime në pjesën e dytë me ndryshimet. 

Tani duan të na mundin dhe kanë një ekip të mirë, kanë lojtarë shumë të mirë, interesantë.

Mendoj se problemet mes Yakin dhe lojtarëve nisën që atëherë.

Ka një atmosferë negative.

E njoh Muratin nga Shtutgarti, ishte kolegu im, ishte i qetë, i ekuilibruar, nuk ishte konfliktual, ishte titullar, por kur luan me lojtarë të mëdhenj është e vështirë.

E kemi parë sjelljen e tij në stol në ndeshjet e fundit. Ishte pak nervoz, i pakënaqur, i tensionuar”, ka thënë mes të tjera Florin Raducioi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nuk je nulqin ketu mos mtrego qysh me ece blerando kapet me santianen 655cad485c1b8
Story i mëparshëm

“Nuk je n’Ulqin këtu”, “Mos m’trego qysh me ecë”, Blerando kapet me Santianën

arrestohet 55 vjecari trafikonte makina te vjedhura me letra false 655caeef3c92c
Story i radhës

Arrestohet 55-vjeçari, trafikonte makina të vjedhura me letra false

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë