Mediu angazhohet për forcimin e të djathtës: 25 prilli duhet të jetë fitore e saj, jo e pushtetit të kalbur korruptiv

Ky ishte mesazhi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në mbledhjen e Këshilli Politik, në përbërje të të cilit ka intelektualë, të rinj, profesionistë dhe pedagogë.

Mediu tha se kjo fitore duhet të shërbej kundrejt ndërtimit të shtetit dhe të shqiptarëve dhe jo të pushtetit të kalbur e korruptiv, që rrënon të ardhmen europiane.

Po ashtu u ra dakort që në të ardhmen ky debat, të zhvillohet me shume të rinj e të reja që janë aktualisht jashtë Shqipërisë dhe për ti bërë ata pjesë të rrugëtimit dhe ndërtimit të Shqipërisë europiane.

Mediu, theksoi se Këshill Politik duhet të kthehet në një qëndër e organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj.

Mediu: E djathta duhet të fokusohet në angazhimin e figurave historike me kontribut në jetën parlamentare, qeverisëse dhe publike gjithashtu të një brezi të ri intelektualësh të cilët krijojnë një vlerë të shtuar të së djathtës dhe janë e ardhmja në rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit Europian të Shqipërisë.

Ngjarja paraprake

Irani reagon sërish për luftimet në Nagorno-Karabak

Ngjarja e ardhëshme

Turqit azerbajxhanas në Britani protestë kundër sulmeve të Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian