Mediat: Në Mal të Zi arrihet pajtimi për shumë departamente, ja çfarë merr URA…

Për shumë departamente në qeverinë e re, e cila do të formohet nga koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi, Paqja është kombi ynë dhe E bardhë në të zezë, është arritur pajtimi, mësoi portali CdM nga burime të informuara.

Sipas CdM-së, policia dhe Agjencia e sigurisë kombëtare do të menaxhohen nga stafi i Lëvizjes qytetare URA nga e Dritan Abazoviqit, ndërsa zëvendësit do të jenë nga radhët e Frontit Demokratik (proserb).

Turizmi do të drejtohet nga stafi i Malit të Zi demokratik, kështu që ministri i ri i turizmit ka shumë të ngjarë të jetë Dragan Krapoviq, kreu i Komitetit të demokratëve të Budvës, gtransmeton Bota Sot.

Sipas CdM-së, do të formohet Agjencia për kontrollin e ushtrisë dhe policisë, e cila do të menaxhohet nga stafi i Frontit Demokratik. Departamenti i financave gjithashtu do të drejtohet nga Fronti.

Sipas pretendimeve të burimit të CdM-së, kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, ka shumë të ngjarë të marrë përsipër departamentin e punëve të jashtme.

Ngjarja paraprake

Demokracia nga këndvështrimi athinas

Ngjarja e ardhëshme

Muharremaj: Mësimi në Suharekë po zhvillohet me standardet e kërkuara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian