Mediat egjiptiane ulin kritikat ndaj Turqisë

Mediat egjiptiane kanë zvogëluar pjesërisht kritikat e tyre ndaj Turqisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pasi presidenti egjiptian Abdelfattah al-Sisi thuhet se lëshoi udhëzime të reja për media të ndryshme publike dhe private, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo masë vjen teksa “Egjipti dhe Turqia po arrijnë të mirëkuptohen rreth situatës në Libi”, i tha një gazete të Emirateve të Bashkuara Arabe një burim i një televizioni shtetëror egjiptian, i cili foli në kushte anonimiteti.

Mediat egjiptiane kanë filluar të bëjnë komente pozitive në lidhje me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Turqisë dhe Egjiptit për disa çështje rajonale.

Mada Masr, një gazetë e pavarur egjiptiane me prirje liberale, në një nga storjet e saj javën e kaluar tha se vizita e shkurtër e kryeministrit libian, Fayez al-Sarraj në Egjipt mund të ketë hapur rrugën për hapjen e një faqe të re në marrëdhëniet bilaterale egjiptiano-turke. Gazeta pretendoi se vizita u zhvillua brenda njohurive të Turqisë.

Zhvillimet në rajon janë ndikuar negativisht nga kriza politike midis Turqisë dhe Egjiptit, tha gazetari egjiptian Rabei Abu Zamil për AA.

Reflektimet e një afrimi pozitiv midis Ankarasë dhe Kajros në lidhje me krizën libiane mund të shihen në media, tha ai.

Sipas Abu Zamil, megjithëse disa gazetarë vazhduan kritikat e tyre ndaj Turqisë, shumica e mediave publike dhe private të vendit ulën dozën e propagandës anti-Turqi në muajin e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Qytetarja raporton për një të ri që po kërkonte punë rrugëve të Prishtinës, ndihma për të do të thotë shumë

Ngjarja e ardhëshme

Misioni i rregullt i FMN-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian