Mediat bullgare: Mickoski është i martuar me bullgare

Agjencia bullgare “Bgnes” shkruan se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i martuar me bullgare.

“Stevica Jenva, e cila është motra e bashkëshortes së Hristijan Mickoskit, Rozi, ka shtetësi bullgare. Kjo dihet nga listat zgjedhore për zgjedhjet kuvendare më 4 prill në Bullgari”, shkruan “Bgnes”.

Ata shkruajnë se Stevica e cila punon si notere në Strumicë, ka pasaportë bullgare dhe kjo pasaportë mund të fitohet vetëm me dëshmi për prejardhje bullgare dhe vetdeklarim, ndërsa bashkëshorti i saj, Jordanço Janev, sipas kësaj agjencie, gjithashtu është shtetas bullgar i cili paraqitet si votues në qytetin e Bllagoevgradit.

“Nëse Stevica Janeva ka shtetësi bullgare në bazë të dëshmisë së prejardhjes, atëherë del se Rozi Mickoski është bullgare”, shkruan “Bgnes”.

Më tej kjo agjenci bullgare shkruan se Mickoski njihet për retorikën e tij kundër Bullgaris.

Ngjarja paraprake

Fansave ju ka shpëtuar, por Jennifer Aniston paska një ves që e kemi dëgjuar në çdo seri të ‘Friends’

Ngjarja e ardhëshme

Banka e Shqipërisë vendos tavan për interesat e huasë konsumatore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian