Media serbe shkruan për pagën e Xherdan Shaqirit, kështu e quan qytetin ku jeton ai!

Mediat në Serbi frikësohen kur përmendet emri i yllit nga Republika e Kosovës, Xherdan Shaqiri. 

Ende e kanë të freskët Kaliningradin, kur Xherdan Shaqiri me Granit Xhakën shënuan golat për Kombëtaren e Zvicrës dhe e rrëzuan Serbinë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 pikërisht me 22 qershor të vitit 2018 në kuadër të Kampionatit Borëror.   

Media serbe “Kurir” shkruan me titull cinik: “Zbulohet sa fiton Xherdan Shaqiri në “qytetin serb””. Chicagon e quan “qytet serb”, sipas tyre ka shumë serb që jetojnë aty.

“Shoqata e Futbollit MLS ka zbuluar se sa fitojnë lojtarët në Amerikë dhe Xherdan Shaqiri është në krye të listës për sa i përket fitimeve.

Ish-futbollisti i Liverpool-it dhe Lyonit, këtë dimër u transferua në Chicago, paga që merr është 7.35 milionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga MLS.

Djaloshi i lindur në Gjilan luan për Zvicrën dhe në disa raste ka shprehur intolerancë dhe urrejtje ndaj popullit serb.

Ai i feston rregullisht golat ndaj kombëtares sonë me “shqiponjë dykrenare”, e shpesh herë në daljet publike lavdëron UÇK-në.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje dhe ka një asistim. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri në vitin 2024.

Ai mund të humbasë titullin e më të paguarit këtë verë dhe do ta kalojë Lorenzo Insigne, i cili këtë verë kalon nga Napoli te Toronto.

Futbollisti i Los Angeles Galaxy, Javier Hernandez e nisi sezonin me një pagë prej gjashtë milionë dollarësh dhe sulmuesi i Interit nga Miami, Gonzalo Higuain, me 5.1 milionë, me një kompensim total pak më pak se 5.8 milionë dollarë”, shkruan media serbe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frikë nga lufta? Suedia nis stërvitjen e ushtarëve të saj për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme ruse

Story i radhës

Raspadori paralajmëron Milanin

Të fundit nga