Media serbe raporton për ardhjen e Ibrahimoviçit në Prishtinë, ja titulli skandaloz

Ditëve të fundit në mediet suedeze janë shtuar zërat që legjenda e futbollit të tyre, Zlatan Ibrahimoviç mund të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë.

Ibrahimoviç duket se e ka vendosur të kthehet pas pesë viteve dhe në rast të kthimit atëherë mund të përballet me Kombëtaren , në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar2022”.

Ky lajm ka shqetësuar edhe mediet serbe të cilat kanë raportuar për ardhjen e Ibrës në Prishtinë.

Mediat serbe kanë shkruar për një një ardhje të mundshme të Ibrahimoviçit në “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Përfaqësuesen e Kosovës, veçse ata përdorin një titull skandaloz.

“Ibrahimoviç shkon në Prishtinë për të luajtur kundër të ashtuquajturës Kosovë”, shkruan portali serb “Telegraf.rs”.

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet fillimisht me Lituaninë, ndërsa në kualifikimet për Botëror do të përballet në Prishtinë me Suedinë më 28 mars, ndërsa tri ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Spanjën.

Ngjarja paraprake

Banorët e Shillovës kërkojnë mbylljen e tri lokaleve hoteliere në këtë fshat

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft heq dy aplikacione nga Windows 10-ta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian