Media serbe: Armenët dhe Azerbajxhanasit po vriten me armët e tregtarit të Vuçiqit

Ushtarët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilët janë përsëri në luftë për territorin e diskutueshëm të Karabakut, janë duke vrarë njëri-tjetrin me armë serbe, ndër të tjera, sepse vendi ynë u ka shitur armë të dy palëve, publikisht dhe fshehurazi, shkruan portali serb nova.rs.

Dy ish republikat Sovjetike kanë filluar konflikte të reja të armatosura për një zonë që është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Gjendja e luftës u shpall dje në të dy vendet dhe të paktën 23 njerëz u vranë në përleshjet në tokë dhe nga ajri në vetëm një ditë.

Disa prej tyre, pa dyshim, u vranë me armë serbe, të cilat shteti i Serbisë ka vite që eksporton në vendin e saj mik Azerbajxhan, por përmes kanaleve private, pra përmes kompanisë së Slobodan Tesiqit, pajisje të njëjta të luftës së fundmi arritën edhe në ushtrinë armene.

Kjo fatkeqësi diplomatike, jo shumë kohë më parë, shkaktoi një skandal të vërtetë ndërshtetëror, shkruan portali serb.

Portali përkujtoj se marrëdhëniet diplomatike midis Serbisë dhe Azerbajxhanit u tronditën më 19 korrik, kur portali i internetit Haqqin.az, i shënuar si afërt me autoritetet azerbajxhanase, publikoi pretendime se mortaja serbe, si dhe municione për to, ishin dorëzuar në Armeni përmes Gjeorgjisë dhe më pas u përdorën në përleshjet vdekjeprurëse në kufirin Armeno-Azerbajxhan, 12 korrik.

Atëherë, zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Kalaf Kalafov, informoi ambasadoren e Serbisë, Danica Veinoviq për këtë dhe theksoi se kjo çështje “hedh dyshime në marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në nivelin më të lartë”.

Ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq, ministria e të cilit në Serbi lëshon lejen përfundimtare për eksportin e armëve, tha atëherë se dy kontrata për eksportin e armëve në Armeni u miratuan këtë vit, dhe se ishin municione për pushkë dhe pistoleta, dhe se është e mundur që mortaja janë eksportuara qysh në vitin 2015. Ai nuk ka mundur të thotë se për cilën kompani është fjala.

Së shpetji u zbulua se është fjala për kompaninë e Slobodan Tesiqit, njeriut i cili vite më përpara mban epitetin e financuesit të të gjitha pushteteve serbe, pra edhe atij aktual.

Ky “njeri pa fytyrë”, siç e quanin shpesh, sepse nuk mund të merrej asnjë fotografi e tij, u bë i njohur për publikun e gjerë në 2003, gjatë çështjes së famshme “Shqiponja”, kur armët vendore të këmbësorisë (të “Zastava”-s) në vend të Nigerisë, i cili dyshohet se ishte përdoruesi përfundimtar, i eksportuar në Liberi, e cila ishte nën një embargo ndërkombëtare.

Fakti që Kombet e Bashkuara e vendosën Tesic në listën e zezë në atë kohë flet për shkallën e aferave dhe se një dokumentar për atë kontrabandë armësh u bë nga BBC-ja angleze.

Pas një serie skandalesh të ngjashme, Tesiq u përfshi në një tjetër të ngjashëm, këtë me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Dokumentet e dala në publik në atë kohë, të botuara nga NIN-i, treguan se kontrata që Tesiq nënshkroi me Ministrinë e Mbrojtjes së Armenisë në vitin 2018 duhej të dorëzonte 142,000 mortaja të kalibrave të ndryshëm dhe 10 raketa 122-milimetra “Grad” nga fabrika “Krushik”, dhe u ra dakord dhe u transportuan të paktën 100 mortaja të kalibrit 120 mm nga fabrika “Perva petoletka”, si dhe tre topa kundërajrorë të kalibrit 20 mm të shënuar si M55A4 nga “Zastava oruzjha”.

Armët u transportuan nga aeroporti i Nishit deri në atë “Konstandinit i Madh” e rpej aty në aeroportin afër Jerevanit, kryeqytetit të Armenisë, ndërsa edhe 16 fluturime të tjera me armë nga fabrikat serbe u transportuan nga aeroportet e Nishit dhe Beogradit “Nikola Tesla” në aeroportin afër Jerevanit në vitin 2019.

Është interesante që kjo marrëveshje me Armeninë u përfundua pothuajse në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori nderime në Azerbajxhan, kur u nënshkrua Plani i Veprimit për Partneritet Strategjik dhe përmes marrëveshjeve dypalëshe.

Serbia kështu luajti një lojë të dyfishtë dhe në të njëjtën kohë armatosi të dy vendet, shkruan mondo.rs.

Ngjarja paraprake

Vaksinoni kanakarët, nuk janë për argëtim por obligim dhe përgjegjësi, porosit AUV me rastin e Ditës Botërore Kundër Tërbimit

Ngjarja e ardhëshme

Loris Karius afër transferimit në Bundesliga

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian