Media në Spanjë: Uzuni është në historinë e Ferencvaros kundër Barcelonës

Si mund të përshkruhet ndeshja mes Barcelonës dhe Ferencvarosh? Në Spanjë e gjejnë krahasimin lehtësisht: “Si dueli mes Davidit dhe Goliath”. Pra do të jetë shumë e lehtë për katalanasit që të mundin kampionët e Hungarisë duke parë edhe vlerat e skuadrave.

“Espn” ka bërë një analizë ku konsiston se Ferencvaroshi vlen i gjithi 24 milionë euro, ndërsa Barcelona vjen me vlerën e 890 milionë eurove, shkruan sportekpres nga Tirana.

Gjithashtu rreth 12 lojtarë të Barcelonës si Mesi, Grizman, Fati, Ter Stegen, Coutinho, De Jong, Lenglet, Dembele, Alba, Trincao dhe Rui Pig  kanë vlerë individuale më të madhe sesa e gjithë skuadra e Ferencvarosh.

Media spanjollë përmend faktin se lojtari më i shtrenjtë në merkaton e ekipit hungarez ishte afrimi i Myrto Uzunit që kushtoi 1.8 milionë euro. Kjo për të treguar se luhet ndaj një skuadre që në letër do të jetë shumë më inferiore përballë kundërshtarit, atje ku do të mungojë edhe sulmuesi i Shqipërisë.

Ngjarja paraprake

Kuvend/Ligji për mbrojtjen e popullsisë hiqet nga rendi i ditës

Ngjarja e ardhëshme

Shpresoj që të deshta mjaftueshëm sot..

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian