Media maqedone: Portieri i Shkëndijes i bashkohet Ballkanit 

Ballkani nga Theranda vazhdon përgatitjet në Durrës me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi.

Media maqedone, “Ekipa.mk”, njofton se, portieri i Shkëndijes, Bekim Rexhepi, iu bashkua skuadrës Ballkanit. 

“Portieri i Shkendijës, Bekim Rexhepi, do të kalojë për gjashtë muajt e ardhshëm (deri në fund të sezonit) në radhët e Ballkanit, anëtar e Superligës së Kosovës. Rexhepi, 24 vjeç, tashmë është bashkuar me përgatitjet e Ballkanit në Durrës, Shqipëri.

Rexhepi ka 19 ndeshje pas vetes në fanellën e Shkendijës, pasi iu bashkua “kuqezinjve” nga Teteksi.

Ballkani pas përfundimit të pjesës vjeshtore është në pozitën e dytë të tabelës (38 pikë), duke mbetur vetëm tre pikë larg nga lideri Drita në betejën për titullin e kampionit”, shkruan media maqedone.

Ngjarja paraprake

IHMK-ja tregon se si do të jetë moti në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Japonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tokyo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian