Media e njohur në Bosnjë e habitur, se çfarë i ka ndodhur Bosna Visokos në Kosovë…

Skuadra boshnjake Bosna Visoko ka pësuar humbje të thellë në Pejë nga kampioni i Kosovës, Besa Famgas, me rezultat 36:18 (14:10), në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Gazeta e njohur në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Oslobodjenje”,  është e habitur me humbjen e thellë të Bosna Visokos në Kosovë.

“Humbja e  thellë e Bosnës nga përfaqësuesi i Kosovës, Prce ishte një nga më të mirët në parket.

Image

Bosna Visoko u mposht me 36:18 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Kupës Evropiane nga skuadra e Kosovës Besa Famgas, për të cilën luan lojtari i ynë, Nikola Prce. 

Jupa e udhëhoqi Besën drejt fitores me 12 gola ndërsa Alonso Garcia shënoi nëntë, dhe Nikola Prce i ynë e përfundoi ndeshjen me pesë gola.

Te skuadra jonë Bulina ishte më i mirë me pesë gola, ndërsa Osmanhoxhiq dhe Balta realizuan nga tre. Omanoviq dhe Buriq hynë në listën e shënuesve me nga dy gola, dhe Karanoviq, Jamakoviq dhe Sirço realizuan nga 1.

Ndeshja e revanshit do të luhet sot në orën 15.00, gjithashtu në qytetin e Pejës në Kosovë”, shkruan “Oslobodjenje”.

Ngjarja paraprake

Tre gjërat që të gjithë i bëjmë gjatë dimrit dhe e shkatërrojnë lëkurën

Ngjarja e ardhëshme

Miratohet përdorimi i terapisë që e mori Trump për ta mposhtur COVID-19

të fundit nga