Më thonë: Faton, pse s`po e kritikon Albinin? Ja, përgjigjja ime!

Besoj se asnjë nga mbështetësist e ndryshimit që ka ndodhur më 14 shkurt të vitit të kaluar, nuk kanë ëndërruar dhe as imagjinuar se do të zgjidhen gjërat si me shkop magjik.

Aq më tepër kur brenda një kohë të shkurtër të ndryshohet krejtësisht jeta e tyre, e rrënuar për 20 vjet me radhë. Ndryshimi erdhi, pavarësisht se jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet, pavarësisht përpjekjeve të shumta ka edhe gabime nga qeveria aktuale e 14 shkurtit.

Shumë njerëz më thonë pse nuk e kritikon Albinin, pse ashtu e kështu, natyrisht se detyra ime si gazetar është të jëm korrektues i gabimeve të çdo qeverie, ashtu edhe kam bërë.

Edhe për qeverinë Kurti kam pasur kritika, ndonëse më pak, pasi më pak ka gabuar, dhe kjo gjë është për t`u vlerësuar. Natyrisht, me kalimin e kohës nëse shpeshtohen gabimet do të shpeshtohen edhe kritikat tona.

Megjithatë ka pasur raste edhe kur jam përmbajtur, jo nga mugnesa etikës gazetareske, por nisur nga situata në terren. Kur sheh opozitën e rrënaur, të paformuar, në krye të saj njerëz që kanë qenë në pushtet dhe s`kanë treguar asnjë pasyqrë të mirë të qeverisjes, të minimozohet hapësira për të kritikuar qeverinë aktuale.

Po marrin si të mirëqenë faktin se Albini s`po punon siç duhet, ka dështime, ka gënjyer etj, po shkojmë deri aty sapo imagjinojmë sikur bie qeveria, çfarë pastaj, të kthehen prap në pushtet klani “Pronto” me Ramushin e njerëzit e Isës, ata që kanë shkatërruar këtë vend për 20 vjet.

Albini edhe sikur të mos punojë fare, 100 herë del më i suksesshëm se këta tjerët. Jam ithëtar i flakët në parim të kemi opozitën më të mirë se pozita, duke e nxitur këtë të fundit që të punojë edhe atëhëerë kur sefaja është në favor të sajin.

Me këtë opozitë që kemi sot, pozita do të rrijë gjatë në pushtet, apo më mirë të themi aq sa dëshiron vet. Nuk mund të mëtosh ndryshimin me ata që kanë shkaktuar agoninë, lemerinë, tmerrin dhe mjerimin e shoqërisë dhe shtetit.

Opozita, duhet të bëjë reformat e thella, të kërkojë ndjesë për gabimet e saja, vetëm atëherë e merr të drejtën për kritika, si dhe legjitimohen kritikat ndaj qeverisë, e cila duhet kritikuar, duhet kërkuar më shumë nga ajo.

Kur ke një opozitë të pareformuar dhe me njerëz që kanë shkaktuar gjendjen e mjerushme për 10 vjet, si me marr motivin me kritiku një qeveri që dorën në zemër po punon më mirë edhe nëse punon shumë më keq, së paku s`po e vjedh vendin.

Është e vështirë të imagjinosh se jo kjo, po asnjë qeveri tjetër do të mund të punonte më keq dhe më me hajni se ish-qeveritë e PAN-it, pa përjashtur këtu as LDK-në.

Edhe ne si gazetarë që merremi me çdo vendim të qeverisë, mbikëqyrim çdo gjë që bëhët, jemi dëshmitarë se ndryshimi është i madh mes qeevrisë së sotme dhe atyre të kaluar, pavarësisht se gabime ka dhe do të ketë, me rëndësi qëllimi dhe synimi të jetë i mirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Me bllokadën për Shkupin dhe Tiranën është vënë në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së

Story i radhës

Prishtina – Ballkani, ky është rezultati i pjesës së parë

Të fundit nga