Më të paguarit e Ligue 1: 10 të parët janë të gjithë lojtarë të PSG-së

L’Equipe ka publikuar shifrat e rrogave të futbollistëve të Ligue 1. Asnjë surprizë në dy vendet e para, që mbahen nga Neymar dhe Mbappe.

Por edhe tetë pozicionet e tjera mbahen nga lojtarë të Paris Saint-Germain. Podiumi kompletohet nga dy shtylla të tjera të ekipit, Marquinhos dhe Verratti.

Edhe vendi i njëmbëdhjetë mbahet nga një lojtar i PSG-së, Ander Herrera me 6 milionë euro në sezon.

Kjo është renditja:

1 – Neymar 28.3 milionë

2 – Kylian Mbappe 19.4 milionë

3 – Marquinhos 11 milionë

3 – Marco Verratti 11 milionë

5 – Angel di Maria 10 milionë

5 – Keylor Navas 10 milionë

7 – Mauro Icardi 7.4 milionë

8 – Leandro Paredes 7 milionë

9 – Juan Bernat 6.5 milionë

10 – Presnel Kimpembe 6.2 milionë

Ngjarja paraprake

"Pas mësuesve, nis vaksinimi i gazetarëve dhe..."/ Tomini jep detaje: Presim edhe 80 mijë vaksina

Ngjarja e ardhëshme

Sara, Arbana dhe Elita, klubi i mamave që bëjnë “jetë nate”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian