“Më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, të mirën e kemi para”, kështu e nis ditën Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e dytë të vitit me një video të spitaleve. Pamjet tregojnë spitale të rikonstruktuara, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se më e keqja është hedhur pas krahëve.

“MIRËMËNGJES

Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

Nga ana tjetër, në këto pamje shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.

“Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet ajo.

Ngjarja paraprake

Viti 2021 nis keq për gazetarët, një vritet në pritë në Afganistan

Ngjarja e ardhëshme

Leonora merr dedikimin e parë nga partneri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian