Më shumë shërbime elektronike dhe strategji të re për të dhëna të hapura, paralajmëron ministri Shaqiri

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Ministri i ri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri premton se do të punojë në rritjen e numrit të institucioneve të lidhura në platformën kombëtare për ndërveprim dhe digjitalizim të shërbimeve të mëtejshme dhe qasjes së tyre  përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike për të cilin paralajmëron azhurnim.

“Nga aspekti i këmbimit elektronik të të dhënave dhe dokumenteve midis institucioneve është vendosur edhe platformë operative dhe kombëtare për ndërveprim që paraqet infrastrukturë themelore të rrugës për digjitalizim të administratës publike.  Deri më tani në të janë përfshirë më shumë se 30 institucione dhe në të ardhmen do të punohet në atë që të përfshihen një numër më i madh”, tha Shaqiri në konferencën e parë për shtyp pas emërimit.

Përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk  mund të gjinden informacione për shërbimet të cilat  i japin institucionet nga të cilat pjesë mund të merren edhe përmes rrugës elektronike.

“Do të punojmë në rritjen e numrit të shërbimeve elektronike me çfarë do të rritet numri i shfrytëzuesve të portalit që për momentin është mbi 25.000”, theksoi Shaqiri.

Mes premtimeve të tij është edhe ndërtimi i strategjisë së re për të dhëna të hapura.

“Pas përfundimit të strategjisë aktuale për të dhëna të hapura 2018/2020 do të punojmë në hartimin e strategjisë së re me plan veprues i cili do të vendosë qëllime të qarta dhe më të larta për transparencë për të gjitha institucionet për buxhetin e tyre”, theksoi Shaqiri.  ar/

Ngjarja paraprake

Osmani i inkurajuar nga eurodeputetët për fillim të negociatave me BE këtë vit

Ngjarja e ardhëshme

Bitcoinët e ngelur për tu gërmuar drejt mbarimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian