Më shumë se gjysma e popullsisë në Sudanin e Jugut përballet me rrezikun e urisë

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), njoftoi se 7 milionë persona në Sudanin e Jugut me popullsi prej rreth 10 milionë banorë janë përballë rrezikut të urisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e IRC-së për Sudanin e Jugut, Caroline Sekyewa, njoftoi se koronavirusi i ri (COVID-19) ka ndikuar negativisht në jetë.

“Njerëzit e Sudanit të Jugut tashmë ishin duke luftuar me problemin e ushqimit. Konfliktet, kriza ekonomike, sëmundjet epidemike dhe fatkeqësitë natyrore e përkeqësuan situatën. Në vend 7 milionë njerëz janë përballë rrezikut me urinë”, tha ajo.

Ajo tha se më shumë se gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë për ndihmë humanitare, duke shtuar se situata në vitit 2021 do të përkeqësohet edhe më shumë. “1.7 milion njerëz në të gjithë vendin vuajnë nga uria ekstreme”, u shpreh Sekyewa.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar që disa rajone në Sudanin e Jugut ku shihen konflikte duhet të hapen për ndihmë humanitare, përndryshe një katastrofë e madhe mund të ndodhë për shkak të urisë.

Pavarësisht se ka përfunduar lufta civile, në vendin ku vazhdojnë konfliktet midis grupeve etnike në disa rajone, efektet negative të krizës ekonomike, epidemive dhe përmbytjeve e bëjnë jetën edhe më të vështirë.



. .

Ngjarja paraprake

5850 vaksina nga Fajzer do të mbërrijnë në shkurt

Ngjarja e ardhëshme

U raportua se kanosi me armë gjahu një person në Vlorë, policia sqaron “konfliktin”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian