Më shpejt nga ç’prisni, Era Istrefi zbulon kur publikohet kënga e saj e “rikthimit” (VIDEO)

Era Istrefi ka lajmëruar rikthimin e saj në muzikë.

“Bebe” titullohet kënga që Era e ka realizuar tashmë, por nuk e ka publikuar ende në asnjë platformë dixhitale. Era ka lajmëruar se projekti i saj do të publikohet nesër në orën 18:00.

Nga ritmet e publikuara duket se Era po rikthehet tek muzika me të cilën e prezantua para ndjekësve në fillimet e karrierës së saj dhe ky duhet të jetë një lajm shumë i mirë edhe për ta.

Istrefi ka shpjeguar disa kohë më parë se kontratat me shtëpitë muzikore ndërkombëtare e kanë penguar për të sjellë këngë të reja, por tani duket se gjithçka është gati!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto vende nesër do të mbesin pa energji elektrike

Story i radhës

Manastirliu: Platformë e përbashkët me organizatat humanitare për t’iu përgjigjur nevojave në territor

Të fundit nga