Më pak se pesë ditë para Këshillit të Ministrave të BE-së, është ende e pasigurt nëse Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat

Po bëjmë përpjekje dhe do të japim gjithçka deri në momentin e fundit nga ana e jonë që të gjendet zgjidhje, por gjithsesi ka punë për të cilat askund në botë nuk negociohet, as tek ne. Identiteti i ynë, gjuha e jonë maqedonase janë ndjenja e jonë, e drejta e jonë. Shtetet nuk negociojnë për këtë punë. Kjo deklaratë e djeshme e Kryeministrit, Zoran Zaev i përcakton qëndrimet tona në bisedimet me Bullgarinë që pritet të përfundojnë para së martës, 17 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, në të cilën pritet vendim nëse dhe kur vendi do t’i fillojë negociatat me BE-në. Sidoqoftë, Zaev edhe një herë tha se është e mundur të mos arrihet një zgjidhje për kushtet e Bullgarisë dhe të mos mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në.

“Përmes optimizmit me të vërtetë dërgojmë porosi se bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Unë jam i njëjti ai, i cili para një muaji në festën e 11 Tetorit e njoftova popullin tim se është e mundur të mos kemi zgjidhje, respektivist të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ashtu që bëjmë përpjekje deri në momentin e fundit, do të japim çmos nga ana e jonë si energji, si mend, si mençuri, por gjithsesi e dini se ka punë për të cilat askund në botë nuk negociohet, pra as tek ne nuk do të negociohet. Këtë edhe pala bullgare e kupton, e kupton se identiteti i ynë, gjuha e jonë maqedonase janë ndjenja e jonë, e drejta e jonë. Shtetet nuk negociojnë për këtë punë, ashtu që ne vazhdojmë të gjejmë zgjidhje, të cilat gjithsesi do të ishin të pranueshme për të dyja palët. Por, definitivisht qëndroj edhe sot si më 11 tetor se ekziston mundësi serioze që ne të mos e mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, deklaroi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai vlerësoi se për këtë çështje nuk duhet të bëhet politikë dhe se duhet mbi të gjitha të jetë interesi i shtetit. Do të ishte e papërgjegjshme, shtoi Zaev, të bëjmë diçka që do ta vendosë në pikëpyetje procesin e negociatave, përkatësisht që do të shkaktojë situata ose arsye të pakëndshme për të mos arritur një marrëveshje. Duke folur për kërkesat e opozitës në lidhje me kushtet nga Bullgaria, Kryeministri përsëriti se është e papranueshme të bëhet politizim dhe të mblidhen pikë politike dhe të shihet interesi politik në diçka që është interes strategjik i shtetit, siç është konferenca e parë ndërqeveritare dhe fillimi i procesit të negociatave.

Zgjidhja e problemit me Bullgarinë është rivendosja e besimit në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, si instrument i vetëm dhe garanci për tejkalimin e të gjitha dallimeve, beson ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili si Zaevi, tha se akoma nuk mund të thotë se cili do të jetë rezultati i bisedimeve midis Shkupit dhe Sofjes, por theksoi se pala e Maqedonisë do të bëjë gjithçka që është e mundur për të përfaqësuar interesat e vendit me dinjitet dhe brenda kësaj të gjejë zgjidhje të përbashkët.

“Po flasim akoma, nuk mund të parashikoj asgjë, as të paragjykoj për rezultatin. Çështja është shumë komplekse dhe e ndjeshme, ndërkaq periudha është shumë e shkurtër. Qasja jonë është se do të punojmë deri në minutën e fundit për të argumentuar së pari pikëpamjet tona mbi këtë çështje, për të sjellë më afër pritjet e ndryshme. Vlerësimi im është se zgjidhja është të rivendosim besimin në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë si instrument i vetëm dhe garanci për kapërcimin e të gjitha dallimeve”, theksoi Osmani.

Jemi të vetëdijshëm se kjo çështje është me interes edhe për Bullgarinë, kështu që sa më shumë që është mossukses për ne, aq mossukses është edhe për Bullgarinë dhe BE-në. Sipas tij, gjithë kjo situatë nuk duhet të reduktohet vetëm në bisedimet dhe kontekstin me Bullgarinë, por duhet të dihet se 26 vendet anëtare të BE-së tashmë kanë qëndrim të harmonizuar, të përbashkët mbi tekstin e kornizës së negociatave, i cili është një sukses dhe përparim i madh.

Ndërkohë, edhe Komisioni Evropian kumtoi se nuk heq dorë nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Me kërkesë të MIA-s për reagim pas takimit të Kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në Sofje, Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se të dy palët duhet të gjejnë një kompromis dhe se mosmarrëveshjet mund të kapërcehen.

“I inkurajojmë të dy palët t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n zëdhënësja për zgjerim, Ana Pisonero.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave të BE-së në të cilin do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilin duhet të sillet vendim për miratimin e kornizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria nuk është tërhequr për tani dhe beson se nuk mund të jep dritë jeshile derisa të arrihet një kompromis për çështjet gjuhësore, emrin e shkurtër dhe temat historike.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë se mund të arrihet një marrëveshje për kornizën e negociatave së shpejti në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur”. thotë Pisonero për MIA-n.

Fjalori nuk ka ndryshuar në Komisionin Evropian, thonë ata, ata gjithmonë thanë “sa më shpejt të jetë e mundur”, ata kurrë nuk bëjnë oferta me data.

Vetëm presidenca gjermane dhe Komisari Evropian për Zgjerim kanë deklaruar publikisht që nga fillimi se ata shpresojnë në ndërqeveritaren e parë deri në fund të këtij viti, pra brenda kornizës së presidencës së Gjermanisë me BE-në.

“Ne i mirëpresim përpjekjet e Presidencës gjermane për t’i lehtësuar bisedimet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të arrihet një marrëveshje në Këshill mbi kornizën e negociatave, është qëndrimi zyrtar i Komisionit Evropian, i cili edhe më tej mbetet në kontakt me të gjitha palët për ta ndihmuar procesin.

Nuk ka përshtypje në Bruksel se Maqedonia e Veriut po vepron në mënyrë jokonstruktive në këtë proces, thonë burime diplomatike me të cilat konsultoi MIA dhe e shohin pozitivisht vizitën fizike të Kryeministrit Zaev në Sofje brenda procesit të Berlinit.

“Tani u takon të gjitha palëve t’i vazhdojnë kontaktet dhe përpjekjet për të arritur një kompromis dhe, megjithëse pala bullgare nuk ka mbështetje nga vendet e tjera anëtare për qëndrimet e saj, fuqia e saj e vetos është e pakushtëzuar dhe asnjë vend ose institucion nuk mund të ndërhyjë në çështje bilaterale”, theksojnë diplomatët në Bruksel.

Ngjarja paraprake

California, shteti i dytë në SHBA me 1 milion raste me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Shtyhet gjykimi për “Monstrën”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian