Me këngë e valle përurohet rruga që lehtëson turizmin në Rugovë

Sadik Ramabazaj, banor i Shkrelit të Rugovës nga sot do të ketë rrugën e asfaltuar për në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se një rrugë e tillë ishte më se e domosdoshme për banorët e kësaj zone turistike të vendit.

“Asfaltimi i rrugës për Shkrel ka qenë shumë i nevojshëm. Ne gjeneratat e vjetra kemi vuajtur shumë mungesën e rrugës, së paku rinia ta gëzojë këtë rrugë tash e tutje. Falënderojmë kryetarin dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ndërtimin e kësaj rruge”, deklaroi Sadik Ramabazaj.

Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Pejës dhe ka kushtuar një milionë  euro.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi këtë investim e cilësoi të duhur.

“Unë e përmenda vetëm rrugën kryesore që është rrugë strategjike. Por ne do të vazhdojmë edhe me rrugë tjera që prekin Liqenatin, Shtetimën, Hajlën e kështu me radhë me shumë projekte të vogla por shumë të rëndësishme që ne sot po përurojmë”, deklaroi Arban Abrashi.

Rruga lidhë tre fshatra të Rugovës Kushutan, Duagiv, Shkrel dhe është e gjatë gjashtë kilometra, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kjo rrugë, në vazhdën e disa investimeve që po bënë në zonën e Rugovës do te vazhdoj edhe ne te ne rrugët e tjera te kësaj pjese të Kosovës, bënë të ditur këta përfaqësues institucional.

Ngjarja paraprake

Ambasada shqiptare në Itali mbyllet për shkak të Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Berisha: Shqipëria ka identitet, në këto 2 ndeshje kemi treguar vlera

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian