Me kapacitet më të vogël se “Air Albania”, ja në cilin stadium do luhet finalja e dytë

UEFA Conference League është kompeticioni më i ri europian për klube, që sezonin e parë kishte 2021-2022 dhe finalja e parë e saj do të luhet më 25 maj në orën 21:00 në “Air Albania”, Tiranë, ku Feyenoord dhe Roma do të përballen për trofeun e saj.

Ndërsa “Air Albania” u zgjodh për t’u luajtur finalja e parë e këtij kompeticioni, tashmë është zbuluar se ku do të zhvillohet finalja e sezonit 2022-2023.

“Eden Arena” në Pragë të Republikës Çeke është përzgjedhur për të pritur finalen e sezonit të ardhshëm të këtij kompeticioni që është planifikuar të luhet më 7 qershor 2023.

Shtëpia e klubit të Slavia Prague-s ka kapacitet prej 20, 800 vendesh, 1700 vende më pak se “Air Albania” që ka kapacitet prej 22,500 vendesh, megjithatë “Eden Arena” ka pritur disa ndeshje të mëdha si në nivel klubesh edhe në nivel ndërkombëtar.

Superkupa UEFA 2013, ku Bayern mposhti Chelsea-n me penallti me rezultatin 5-4, pasi koha e rregullt dhe koha shtesë ishin mbyllur me barazimin 2-2 dhe finalja e Kampionatit Europian UEFA U-21 2015, me Suedinë që mundi Portugalinë po me penallti me rezultatin 4-3 u zhvilluan në “Eden Arena”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti finlandez shpreson në zgjidhjen e mospajtimeve me Turqinë rreth NATO-s

Story i radhës

Orët e humbura të mësimit, Shaqiri: Së shpejti vendim për filloristët

Të fundit nga