me ftohte sot ne mengjes ne manastir 4 ne shkup dy grade dhe mjegull 679351921e3f4

Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

January 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 janar – Mëngjesi më i ftohtë është në Manastir me -4 gradë, në Prilep -3, në Tetovë -1, dy gradë mbi zero në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me 4 gradë.

DPHM njoftoi se në Kodrën e Diellit ka shtresë dëbore prej 44 centimetra, në Krushevë 18 dhe në Manastir 11 centimetra.

Moti sot nëpër lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e mbetura me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë. Në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15 gradë, kurse në lugina me mjegull nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

per shkak te mjegulles eshte ulur dukshmeria ne disa akse rrugore 679350e419d13
Story i mëparshëm

Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në disa akse rrugore!

u gjet pa shenja jete mengjesin e sotem identifikohet 48 vjecari i vrare ne zall mner 6793567f15619
Story i radhës

U gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm, identifikohet 48-vjeçari i vrarë në Zall Mner

Të fundit nga

ShkoLartë