me ftohte ne manastir me shume bore ne koder te diellit 678f5d1db4d1b

Më ftohtë në Manastir, më shumë borë në Kodër të Diellit

January 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 janar – Temperaturë më e ulët prej minus gjashtë gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir, ndërsa më e larta prej 2 në Ohër.

DPHM informon se -5 gradë janë matur në Prilep, -3 në Tetovë, Shtip, Vinicë dhe Kumanovë, -2 në Dibër, Kavadar dhe Kodra e Diellit, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Strumicë, Berovë, Veles, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, 0 në Shkup-Petrovec dhe Krushevë dhe një gradë në Pretor dhe Gjevgjeli.

Trashësia e mbulesës së borës arrin 46 centimetra në Kodër të Diellit, 42 në Hanet e Mavrovës, 22 në Krushevë, 17 në Manastir, 10 në Dibër, 9 në Tetovë, 7 në Demir Kapi, 6 në Shtip dhe Berovë dhe 5 në Lazaropole.

Paraditen e sotme në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe borës në zonat më të ulëta, ndërsa me reshje të borës në zonat më të larta dhe male. Reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira ​​dhe me mjegull. Gjatë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në zonat më të larta të luginës reshje të përkohshme të shiu dhe borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tronditet dua lipa fansat futen fshehurazi ne hotelin ku po qendronte ne kili 678f586ce3491
Story i mëparshëm

Tronditet Dua Lipa, fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili

kush po e vonon drejtesine per 21 janarin protesta me 4 viktima kryeministri rama femijet e deshmoreve po behen prinder duke pritur 678f6207ec86a
Story i radhës

“Kush po e vonon drejtësinë për 21 Janarin”- Protesta me 4 viktima, kryeministri Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë