Me EX90 Volvo synon të ofrojë makinën elektrike më të sigurtë në botë

Linja e makinave elektrike Volvo deri më sot ka qenë e kufizuar vetëm në modele të vogla si C40 Recharge, por kompania tashmë është gati të hyjë edhe në segmentin e lartë.

Volvo tha se do të prezantojë makinën elektrike EX90 më 9 Tetor. Edhe pse kompania nuk zgjodhi të flasë për detaje të makinës, zbuloi se modeli i ri do të ofrojë sigurinë më të lartë të çdo makine Volvo.

EX90 do të ketë një sensor të teknologjisë së fundit i cili përmban, kamera, radarë dhe LiDAR.

Në kabinën e saj më shumë kamera dhe sensorë prekjeje do të identifikojnë nëse drejtuesi i makinës ka humbur përqendrimin dhe të marrë masa për ta mbrojtur përfshirë ndalimin e plotë të makinës në anë të rrugës dhe dërguar thirrje për ndihmë.

Disa prej këtyre koncepteve të sigurisë nuk janë diçka e re. Sistemet si Super Cruise nga General Motors kontrollojnë vazhdimisht nëse sytë e drejtuesit janë tek rruga ndërsa makinat Tesla çaktivizojnë autopilotin dhe ndalohen nëse drejtuesit heq duart nga timoni.

Volvo synon të ofrojë funksione më të mira të sigurisë dhe LiDAR mund të përbëjë një avantazh kundrejt Tesla.

EX90 më shumë sesa konkurrent i Tesla Model Y, është një SUV elektrik që ka në shënjestër segmentin e lartë. /PCWorld Albanian

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur një cikël nuk mjafton, vjeshta e nxehtë e trajnerëve të mëdhenj!

Story i radhës

​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji

Të fundit nga