Me dhunuesin jo më nën një çati/ Historia e gruas së dhunuar: Besoj që ligji i ri do të na mbrojë

“Unë kam 20 vite martesë. Bashkëshorti filloi të më dhunonte pas 3 viteve martesë kur mbeta shtatzënë, ai nuk e pranonte shtatëzaninë e filloi të konsumonte alkool. Dhuna filloi më një gjuajte, por që vazhdoi të rëndohej. ”

Kjo është historia e njëra prej shumë grave shqiptare që kanë pre e nje dhunuesi. Denoncimet në polici kanë qenë të shumta, por nga dhuna fizike dhe psikologjike shtetasen me iniciale E.D nuk e shpëtoi as urdhri i mbrojtjes, pasi ata jetojnë nën një çati. Por nga sot ka hyrë në fuqi masat e reja kundër dhunës në familje. Saktësisht në ligj citohet se kush ushtron dhunë dëbohet nga shtëpia.

” Në fillim e besoja faljen e tij, pasi mendoja që e doja. Por ja që dhuna vazhdoi. Mora dhe urdhër mbrojtje, por që nuk më mbrojti pasi bashkëshorti kishte njerëz në polici. ”
Do të jetë policia e shtetit ajo që do të urdhërojë largimin e dhunuesit nga banesa. Ku ndryshe nga ligji i mëparshëm pritej vendimi i gjykatës.

“Ky ligj duhej të kishte hyrë në fuqi shumë vite më pare. Unë besoj se ligji në fjalë do ta mbroj gruan e dhunuar. ”

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe detyrimin e dhunuesve për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Ky detyrim do të vendoset nga gjykata në urdhrin e mbrojtjes.

Ngjarja paraprake

Merkel feston 15 vjetorin në krye të Gjermanisë: Kancelarja merr urime, por edhe thumbime

Ngjarja e ardhëshme

Gabimet që i përsërisim sa herë bëjmë dush

të fundit nga