Me cilën parti do bëjë aleancë? Rama tregon vendimin e Partisë Socialiste

Partia Socialiste e Shqipërisë po mban aktualisht mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ku përmes saj pritet të zgjedhin edhe organet e reja drejtuese.

Kryeministri Rama u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve më 25 prill, ndërkohë theksoi se PS-ja nuk ka asnjë parti politike më të cilën mund të kishte marrëdhënie bashkëpunimi. Ai shtoi se aleanca kryesore e PS-së është me vetë shqiptarët.

“Ne nuk kemi parti për t’u bërë aleatë bashkë. Asnjë parti sot në Shqipëri nuk plotëson kushtet. Aleanca jonë janë njerëzit dhe së bashku me shqiptarët, ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjitha forcat që duan të na tërheqin mbrapsht dhe duan ta mbajnë Shqipërinë peng”, tha Rama.

Ngjarja paraprake

Filipine, humbin jetën 9 të burgosur në një përleshje midis bandave

Ngjarja e ardhëshme

Facebook bllon një reklamë qepësh sepse janë “shumë seksi”

të fundit nga