Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022 Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

Sot më 5 qershor 2022 në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit MMPHI në bashkëpunim me FSK, Komunën e Prishtines realizuan aktivitetin e paraparë nga Këshilli Organizativ i MMPHI-së për pastrim në hyrje -dalje të autostradës Trudë pjesa veriore e Prishtinës. Duke konsideruar vëllimin e kësaj deponie të egër sot filloi largimi i mbeturinave ku u larguan 10 kamion me mbeturina (100m3  mbeturina me mbetje inerte) ku do të vazhdohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës largimi i tërsishëm i kësaj deponie dhe rivitalizimi i saj, kthim në hapsirë të gjelbruar por edhe me vendosjen e kamerave për moniturim në mënyrë që kjo mos të kthehet në gjendje të mëparshme.
 
Gjithashtu sipas agjendes për shënimin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  MMPHI në bashkë organizim me OJQ INDEP, KSDW,  Pamkos dhe shoqërinë civile u mabjten aktivitete në platon e Sheshit “Zahir Pajaziti” , në Prishtinë si :

Zëvendësimi i qeseve të plastikës me çanta të biodegradueshme dhe Debati i të rinjve në natyrë: “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura”. ​
 
Janë mbajtur aktivitete pastrimi nga 7 Kompanitë Regjionale të Mbeturinave  –KRM-të dhe Ndërmarrjet Publike Lokale -NLP– muaji i mjedisit në koordinim me PAMKOS aktivitete këto të cilat do të vazhdojnë përgjatë muajit qershor.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bizneset e teknologjisë/ Në 2021 u hapën më shumë në fushën e teknologjisë së informacionit

Story i radhës

Kovaçevski: BDI faktor i rëndësishëm politik

Të fundit nga