me afer tokes se cdo nate te vitit mesohet se kur superhena do te ndricoje qiellin 670e0fa968a22

Më afër Tokës se çdo natë të vitit, mësohet se kur Superhëna do të ndriçojë qiellin

October 15, 2024
1 minut lexim

“Hëna e Gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë.

Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit.

Kjo e bën Hënën e Gjuetarit të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna.

Bëhet e ditur se Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e plotë në pikën e saj më të largët nga Toka.

Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja..

Ndërsa hëna ngrihet, ajo do të jetë rreth gjysmës së rrugës midis Saturnit dhe Jupiterit. Tre netë më vonë, më 20 tetor, hëna do të lindë me Jupiterin.

Emri më i popullarizuar për hënën e plotë të tetorit është Hëna e Gjuetarit, sepse pamja e saj dikur ishte një sinjal për gjuetarët që të përgatiteshin për dimrin e ardhshëm.

Hëna e Gjuetarit do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e vjeshtës këtë vit.

Hëna tjetër e plotë do të ndodhë më 15 nëntor dhe do të jetë e fundit për vitin 2024. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

permbyset autobusi ne egjipt te pakten 12 te vdekur dhe 13 te plagosur 670e0ef21b56b
Story i mëparshëm

Përmbyset autobusi në Egjipt, të paktën 12 të vdekur dhe 13 të plagosur

pogba deklarohet per here te pare per ekipin e tij te ardhshem pas reduktimit te denimit 670e105b10895
Story i radhës

Pogba deklarohet për herë të parë për ekipin e tij të ardhshëm pas reduktimit të dënimit

Të fundit nga

ShkoLartë