“Me 33 mln lekë kalova me TVSH”, Basha tregon biznesin që xhiroja e 2018 i ngarkoi taksa të larta

Lulzim Basha,  publikoi rrëfimit e Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, i cili thotë se edhe pse xhiroja i ka rënë ai vazhdon dhe paguan taksat si biznes i madh me TVSH.  Pronari i biznesit familjar, thotë se ai po reziston  me shumë sforco dhe se nuk po shlyen dot detyrimet, përfshirë kredinë.

Lulzim Basha e ka nisur ditën duke postuar një video rrëfim të një biznesmeni i prekur nga kriza për shkak të pandemisë.  

Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH.

Kjo gjë e detyroi atë të paguajë kostot e larta të detyrimeve që i ngarkohen biznesit të tij.

Ai shprehet se në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi i tij pati rënie të xhiros dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë, por ai vazhdon të paguajë detyrimet si biznes me TVSH.

Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e Bashkisë.

Lulzim Basha thotë se shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie, ndërsa sipas tij plani me 5 pika shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. 

Ngjarja paraprake

Pekini paralajmëron SHBA-në me arrestimin e shtetasve amerikanë në Kinë

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptarja rrëfen eksperiencën intime me spanjollin, ja si e...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian