McManaman: Reali, një skuadër e plakur. Nuk krahasohet me anglezet dhe Bayerni

Steve McManaman thotë se nuk do ta mbështeste Real Madridin për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ai mendon se nevojitet një rregullim i përgjithshëm i skuadrës së bardhë, nëse do të garojë me më të mirat angleze dhe Bayern Munich: “Ata po luftojnë në Ligën e Kampionëve dhe La Liga. Ecuria kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve ishte e tmerrshme. Reali humbi ndaj Alaves në shtëpi dhe është mirë që tifozët nuk ishin atje. Nëse do të ishin atje, atëherë ata do të merrnin të gjitha llojet e sharjeve dhe shamitë e bardha.

Pandemia i preku keq, si të gjitha ekipet spanjolle, pa të njëjtën marrëveshje transmetimi që kemi në Angli. Kësisoji, financat nuk janë aq të mira sa do të donin lojtarët. Reali ka një skuadër në plakje, Eden Hazard nuk mund të bëhet mire, sepse vetëm dëmtohet.

Klubin e shoh në një situatë të vështirë me këta lojtarë të vjetër. Unë nuk do ta mbështesja Real Madridin për ta fituar Ligën e Kampionëve kur e shikoj në këtë situatë. Çdo gjë mund të ndodhë në janar, por me formën e tyre aktuale, kundër Gladbach dhe Shakhtar, nuk janë askund pranë ekipeve angleze dhe Bayern Munich.

Nëse ata duan të jenë të suksesshëm, atje ku kanë qenë dikur, duhet të bëjnë diçka në tregun e transferimeve. Luka Modric është 35 vjeç, Sergio Ramos është 34 gati 35 vjeç, Karim Benzema dhe Toni Kroos po kalojnë në moshën ku nuk do të jenë më në kulmin e tyre. Ata janë të gjithë futbollistë të pabesueshëm, që bënë histori me Real Madridin, por trupi nuk iu lejon më të njëjtat lartësi. Nëse klubi do të arrijë në të njëjtat lartësi ku ishte, ka nevojë për lojtarë të rinj.

Rodrigo, Vinicius dhe Reiner, i cili është huazuar në Gjermani, janë shumë të rinj për ta çuar përpara Realin. Ata kanë nevojë për përvojë, për ta bërë atë. Është e vështirë, sepse skuadrat angleze janë bërë më të mira dhe të forta, ndërsa Bayern Munich mori Leroy Sane dhe Douglas Costa, po ecën përpara. Skuadrat spanjolle nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë”.

Ngjarja paraprake

Radhë të gjata për vaksinat e gripit sezonal, qytetarët nuk respektojnë masat

Ngjarja e ardhëshme

Pamjet e rënda/ Ushtarët australianë pinë birrë nga këmba protezike e luftëtarit Taliban të vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian