mbyllja e tete pikave te postes se serbise ne veri reagon stano ka kete mesazh 66b7cf955bbbf

Mbyllja e tetë pikave të Postës së Serbisë në veri, reagon Stano – ka këtë mesazh!

August 10, 2024
1 minut lexim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano ka thënë sot se dialogu është në moment krize aktualisht. Këtë përgjigje Stano e dha në një intervistë për mediumin serb N1.

Sipas Stanos as mbyllja e pikave ilegale të Postës së Serbisë në veri nuk ka qenë veprim i mirë.

 “Ne kemi shpresuar në fillim të këtij mandati, kur kemi iniciuar vazhdimin e dialogut, se do të kemi progres, se do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një progres në normalizim. Fatkeqësisht, ne shohim gjithnjë e më shumë lëvizje të njëanshme dhe veprime të pakoordinuara. Fatkeqësisht, shumica e tyre vijnë nga administrata në Prishtinë”, tha Stano.

Tutje ai deklaroi se është mbyllja e pikave të Postës së Serbisë, në veri është shkelje e marrëveshjes së dialogut.

“Bastisjet, gjegjësisht mbyllja e tetë degëve të postës serbe në veri të Kosovës është shumë për të ardhur keq dhe është shkelje e marrëveshjes së dialogut: e njëanshme, e pakoordinuar, me ndikim negativ në popullatën vendase. Prandaj kërkojmë nga autoritetet që të rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe t’i kthehen dialogut me ide konstruktive se si të zgjidhet problemi që kanë. Kurse ata flasin për arsyet e tyre që me problemin të merren me veprime të tilla. Ne duam të shohim angazhim dhe dialog në vend të veprimeve të njëanshme”, ka thënë Peter Stano.

MARKETING

RENT A CAR

eve 21 flet per diagnozen e kancerit dhe ndarjen milioneri i kepuceve stepan 23 e verteta e bashkeshortes 66b7cd79cfba0
Story i mëparshëm

Eve (21) flet për diagnozën e kancerit dhe ndarjen: Milioneri i këpucëve Stepan (23) – e vërteta e bashkëshortes!

vijon zjarri prej tre ditesh ne malin e thate rrezikon zonen e mbrojtur te parkut kombetar te prespes 66b7d22975ae6
Story i radhës

Vijon zjarri prej tre ditësh në Malin e Thatë, rrezikon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës

Të fundit nga

ShkoLartë