mbyllja e institucioneve paralele serbe reagon ambasada e italise 67880f1a58e86

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon ambasada e Italisë

January 15, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur, këtë një veprim shqetësues.

Në një postim në platformën X, ambasada kanë shpërndarë deklaratën në fjalë të BE-së, ku thuhet: “BE-ja deklaron se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së”.

“Italia mbështet plotësisht deklaratën e BE-së më poshtë”, thuhet në postimin e ambasadës së Italisë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet në objektet e strukturave paralele.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e kishin lene te pinin kafe bashke por detaje nga vrasja e 81 vjecarit telefonata qe alarmoi familjen e tij 6788057d4fc3e
Story i mëparshëm

“E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por…”/ Detaje nga vrasja e 81-vjeçarit, telefonata që alarmoi familjen e tij

shitjet e smartfoneve ne 2024 samsung dhe apple koke me koke 678811e8316b3
Story i radhës

Shitjet e smartfonëve në 2024: Samsung dhe Apple kokë më kokë

Të fundit nga

ShkoLartë