Mbyllet shkolla në Shkup, infektohen disa mësimdhënës dhe nxënës

Një shkollë, në territorin e Shkupit është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të Covid-19 në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve.

Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike.

Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca deri në dy javët e ardhshme.

Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovski vlerësoi, se në shkolla gjendja është stabile dhe se protokollet anti-Covid po zbatohen./TV21

Ngjarja paraprake

Autoritetet sot pritet të shqyrtojnë masat kundër Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Investimi i ri i Liverpoolit mund të jetë shkaktari i formës së dobët, lojtarët kërkojnë të ndryshohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian