Mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve në universitete! Ja çfarë duhet të keni parasysh!

Mbyllet edhe raundi i dytë i regjistrimeve në universitete. Gjatë raundit të parë dhe të dytë 19 mijë maturantë janë regjistruar në universitetet private dhe publike.

Ndërkohë që për maturantët që duan të ndryshojnë degën, që janë regjistruar në këtë raund apo paraardhësin, kanë kohë vetëm 2 ditë në datën 10 dhe 11 tetor për t’u ç’regjistruar nga dega, dhe të provojnë edhe një herë shansin në raundin pasardhës.

Të hënën fillon aplikimi për raundin e tretë dhe të fundit për këtë vit akademik. Maturantët kanë vetëm 3 ditë kohë për të plotësuar formularin e aplikimit. Në të mund të aplikojë çdo maturant që nuk është regjistruar në ndonjë degë, ata që janë ç’regjistruar, si dhe ish-maturantët që nuk kanë fituar ende një vend në auditor.

Raundi i fundit për regjistrimet në universitet, pritet që të ezaurojë edhe katër mijë kuota të lira. Ndërsa ndryshe nga vitet e mëparëshme pandemia këtë vit e la ekselencën e maturantëve brenda Shqipërisë. Sipas Ministrisë së Arsimit rreth 40% e të regjistruarëve në universitete janë me mesatare mbi 8.5.

Ngjarja paraprake

Lista e pagave të lojtarëve shqiptarë në Serie A, Muriqi më i paguari

Ngjarja e ardhëshme

“Urime për Kampionin e ri Botëror”, Ambasada e Kosovës në Gjermani me postim për fitoren e Krasniqit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian